Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Britani dhe SHBA mund të rrezikohen nga një valë dezinformimesh të mundësuara nga AI, kanë paralajmëruar ekspertët. Kjo vjen pasi imazhet e krijuara, teksti dhe videot e falsifikuara bëhen virale me urdhër të një morie robotësh propagandistikë të fuqizuar nga AI.

“Aftësia e përgjithshme e këtyre modeleve për të manipuluar dhe bindur, për të ofruar dezinformim interaktiv një-në-një është një fushë e rëndësishme shqetësimi. Rregullorja do të ishte mjaft e mençur: njerëzit duhet të dinë nëse po flasin me një AI, ose nëse përmbajtja që ata po shikojnë gjenerohet apo jo. Aftësia për të parashikuar njerëzit, mendoj se do të kërkojë një kombinim të kompanive që bëjnë gjënë e duhur, rregullore dhe edukim publik”, thuhet në deklaratën e Sam Altman, CEO i krijuesit të ChatGPT, OpenAI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb