Zëvendësministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Volodymyr Havrylov ka deklaruar se lufta mund të përfundojë deri në fund të pranverës.

Ai gjithashtu është shprehur se forcat ukrainase mund të kthehen në Krime deri në fund të dhjetorit.

Volodymyr Havrylov, gjeneral-major aktualisht në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalonte kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus.

I pyetur nëse rimarrja e fundit e qytetit Kherson bëri që qëllimet e tjera të ndjeheshin më të mundshme, si rimarrja e Krimesë, Havrylov tha: “Është vetëm çështje kohe dhe, sigurisht, ne do të donim t’ia dilnim më shpejt se vonë”.

Havrylov tha se ai besonte se probabiliteti i një sulmi bërthamor nga Rusia ishte i ulët, por nuk do t’i ndalonte trupat e vendit të tij të luftonin, duke shtuar:

“Po, do të ishte dramë. Për të gjithë do të jetë e drejtë – Zoti e di se çfarë skenari – por [një sulm taktik bërthamor] nuk është një kërcënim që do të na ndalojë nga… vazhdimi i luftës.”

Ndërsa kur lufta mund të përfundonte, Havrylov tha se ishte e rëndësishme të përgatiteshim për një luftë të gjatë nëse Rusia është në gjendje të përforcohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb