TIRANË

Presidenti Ilir Meta reagon pas kërcënimit me fishek te dritarja e zyrës të prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

Kreu i Shtetit e cilëson të rëndë dhe të dënueshme ngjarjen, ndërsa bën thirrje për hetim të shpejtë dhe vendosjen para ligjit të autorëve.

Reagimi i Metës:

Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.
Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb