Punonjësit e policisë së burgjeve apo drejtuesit e burgjeve që gjatë ushtrimit të detyrës së tyre u rrezikohet nga kërcënimet jeta, familja apo prona nga të tretët, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit.

Një udhëzim i nxjerr nga ministria e drejtësisë përcakton se këta punonjës do të merren në mbrojtje për tre muaj. Sipas udhëzimit në situata emergjente kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara në këtë udhëzim.

  • foto galeri
  • foto galeri

I kërcënuari duhet të bëjë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila shqyrtohet brenda 24 orëve. Përgjatë 10 ditëve në vijim pas vendimit që e merr në mbrojtje, i kërcënuari duhet të paraqesë prova e dokumentacion shtesë që të vërtetojë që është në rrezik.

Në rast se të kërcënuarit si pjesë e administratës së burgjeve i refuzohet mbrojta, i lind e drejta të ankohet më gjykatë. Krahas mbrojtjes, punonjësit e strukturës së posaçme të Policisë së Burgjeve bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera për marrjen e informacioneve për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në drejtim të personit të mbrojtur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb