Endri Shabani nga Nisma “Thurje”i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka folur në lidhje me eksodin e mjekëve nga Shqipëria teksa ka thënë se ëse një mjek bën 2 operacione merr 20 euro për operacion, 400 euro do shkojnë për të sterilizuar mjetet sepse është dhënë një koncesion për një oligark që varfëron pronën publike çdo ditë.

“Tentativa e Ramës për të marrë diplomat tregon që këta po ikin dhe ka një problem. këtë bëjnë diktaturat duke vendosur kufij sepse po ikin njerëzit. Këta përpiqen t’i mbajnë njerëzit me zor brenda dhe nuk reflektojnë pse duan të ikin. Ne i çojmë paratë për koncesione, kemi atë të sterilizimit. Nëse një mjek bën 2 operacione merr 20 euro për operacion, 400 euro do shkojnë për të sterilizuar mjetet sepse është dhënë një koncesion për një oligark që varfëron pronën publike çdo ditë. Jepen kaq shumë koncesione dhe nuk ka lekë për gjëra të tjera. Këto para shpërdorohen nga administratorët publikë. Fakti që Rama nuk reflekton tregon që këta nuk kanë plan ta zgjidhin këtë gjë. 400 euro i shkojnë këtyre që lajnë veglat, jo atyre që operojnë njerëzit”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: