Një ditë pas publikimit të lajmi se kryeministri i Kosovës është kërcënuar dhe për këtë arsye ka shtim të forcave të sigurisë që e ruajnë, Ramush Haradinaj i është përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje.

Por me sa duket kryeministri kosovar, e ka marrë me sportivitet këtë problem. Gjatë konferencës së sotme me mediat, Haradinaj ka bërë batuta me gazetarët, të cilët i ka bërë të qeshin. Pyetjes së a e ndjen veten të rrezikuar Haradinaj iu përgjigj se ‘ai po i ruan policët’.

“Për kërcënimin, po, unë po i ruaj do policë, i kam bukur do, mirë jam kah i ruaj. Unë jam kah i mbroj mirë, rehat janë. Për besë jam kah i ruaj mirë, nuk janë ankuar diçka. Ju siguroj që të sigurt janë, vetini, edhe unë jam i sigurt”, ka thënë Haradinaj me shaka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: