SHBA-Një grua në qytetin Lindon në Jutah, SHBA për 9 vite rresht u terrorizua nga një mashkull maniak që e kërcënonte nëpërmjet e-maileve.

Nëna e tre fëmijëve merrte e-maile nga adresa të panjohura që e kërcënonin se do ta përdhunonin dhe do ta rrihnin.

Por në javët e fundit e-mailet u bënë shumë të shpeshta sa që ajo lajmëroi policinë.Vetëm në një ditë i erdhën 40 e-maile kërcënuese nga adresa të ndryshme.

Por ajo u trondit kur mori vesh kush ishte personi që dërgonte e-mailet.Bëhej fjalë pikërisht për bashkëshortin e saj.

Gjatë arrestimit ai rrëfeu se e kërcënonte në shenjë hakmarrje për një ngjarje të ndodhur dhjetë vjet më parë.

Tashmë bashkëshorti i saj është i burgosur dhe gjykata ka nxjerrë urdhër ndalimi që ai t’i afrohet ish-gruas dhe fëmijëve të tyre.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: