KRUJË

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Voga, është kërcënuar mëngjesin e sotëm, me një sasi lënde plasëse.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Juli Shota, i cili thekson se Voga ka qenë edhe drejtor i ALUIZNI-t, por nuk njihet si person problematik apo të ketë konflikte me njeri.

Krujë/Informacion paraprak.

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb