Sikundër Brajtoni dhe Aston Vila, edhe Uatfordi del publikisht kundër rifillimit të Premier League me dyer të mbyllura. Sipas presidentit dhe administratorit të deleguar, Skot Daksbëri, kjo zgjidhje kompromenton barazinë dhe integritetin e veprimtarisë.

Vendimi përfundimtar do të vijë gjatë javëve të ardhshme, pasi të merren dhe linjat që duhen ndjekur në mënyrë të qartë nga ana qeverisë, dhe për të rinisur kampionatin me këtë formulë do të duhen 14 vota nga 20 të klubeve pjesëmarrëse. Duke pasur parasysh se tre klube e kanë shfaqur qëndrimin e tyre, do të mjaftonte që t’u bashkoheshin tre klube të tjerë që kampionati të ndalej përfundimisht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb