Gjyqtarja italiane e futbollit, Diana Di Meo, ka dëshmuar disa hackera i kanë vjedhur video personale me përmbajtje personale. Ajo tregon se këto video janë publikuar në formën e një hakmarrjeje në Telegram dhe Whatsaap.

“Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time” u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në Instagramin e saj.

Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në Google në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës. Personat e përfshirë në këtë skandal rrezikojnë deri në gjashtë vite burgim, teksa një veprim i tillë është dënuar nga të gjithë mbështetësit e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: