TIRANË

Kërcënohet kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe familja e tij. Sot në KQZ kanë shkuar drejtuesit e lartë të Gardës e Policisë të cilët kanë marrë dëshminë e deklaratat e tij.

Kreu i KQZ dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se kërcënimet kanë ndodhur pas mbledhjes së KQZ-së ku pati debat të ashpër dhe palët u përplasën për hapjen e kutive të 30 qershorit. Kërcënimet kanë qenë në adresë të tij dhe të familjes. Për shkak të këtyre kërcënimeve serioze Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i madh efektivësh të Gardës.

Kujtojmë se Zguri ka qenë kundër vendimeve të marra nga shumica e anëtarëve në KQZ të përfaqësuar nga nënkryetari Denar Biba dhe disa herë ka dalë publikisht hapur kundër vendimeve të marra nga ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb