KOSOVE- Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij. Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe.

Bahtiri ka bërë të ditur se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urës së Ibrit. Sipas tij, rasti është denoncuar në polici dhe hetuesit janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit të këtij mesazhi.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.

“Sot në ora 10:00 kam marr një e-mail kërcënues ku kërkohet vdekja ime dhe po ju them të gjithëve se mesazhet e tilla nuk çojnë askund. Agim Bahtirin s’ka kush në botë që e frikëson… Nga ana e serbëve… Rastin e kam lajmëruar në polici, policia, hetuesia kanë ardhur menjëherë dhe janë duke gjurmuar…Kjo, përmendet edhe në mesazh, ndërlidhet me urën…Unë do t’i çoj proceset përpara pa ndal asnjëherë dhe… nuk do të ketë askush që mund ta ndalojë procesin e hapjes së urës…Ura do të hapet shumë shpejt… Mesazhi për qytetarët e mij është që të rrinë të qetë dhe mos të brengosen fare, sepse kryetarin s’ka kush që e frikëson”, ka shkruar Bahtiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb