Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe.

Zëvendësministret Zorana Mihajloviç dhe Maja Gojkoviç kanë dënuar kërcënimet me vdekje që i janë bërë Vuçiqit përmes rrjeteve sociale.

“Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon presidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një ndryshim mendimi, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje,” tha Mihajloviç.

Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa krimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb