Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kërcënuar me jetë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Krasniqi, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga ish-sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

“Po jam kërcënuar nga ish-sekretari i MTI-së, Burim Rreci”, ka thënë Krasniqi.

Ministri ka deklaruar se lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se dy ditë më parë Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, është suspenduar pas një dite që u rikthye në këtë pozitë me vendim të ministrit, Vesel Krasniqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: