POGRADEC- Shefi i Antikrimit në Pogradec ka denoncuar sot se ka marrë kërcënime me jetë. Besnik Qevani në deponimin e tij në polici ka pohuar se ka marrë shantazhe me anë të mesazheve kërcënuese në telefon.

‘Do të hedh në erë ty dhe familjen tënde’, ka qenë një nga mesazhet që ka mbërritur në celularin e efektivit.

Qevani, është një emër i lakuar në media pasi u përfshi në një incident, ndërsa u akuzua se ushtroi dhunë ndaj një të mituri. Ngjarja në fjalë ndodhi më 27 shkurt të këtij viti në qytetin e Pogradecit.
Me urdhër të Prokurorisë, shefi i Krimeve të Rënda kërkoi të ushtronte kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penalë.

Ndonëse familjarët u përpoqën ta sqaronin se kjo banesë i përket ish- bashkëshortes së të kërkuarit, Qevani tentoi të hynte me dhunë duke goditur të miturin. Situata u qetësua fill pas ndërhyrjes së dajës së minorenit, i cili ia largoi fëmijën nga duart, ndërsa Qevani ushtroi dhe dhunë verbale ndaj qytetarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: