Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar.

MPB thotë se rasti është hapur në Policinë e Kosovës. “MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Berisha para disa muajve është emëruar edhe Koordinator nacional për Siguri Kibernetike. Pas emërimit, Berishës i ishte hakeruar llogaria e tij personale në Facebook.
Berisha kishte thënë se llogaria e tij ishte hakeruar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

“Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejnë propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbisë”, kishte thënë Berisha.

Për emërimin e Zafir Berishës në pozitën e Koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike kishte pasur reagime të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb