BERAT

Një 29-vjeçar në Berat është arrestuar pasi ka kanosur një person tjetër. Policia u njoftua se A.A, kishte kërcënuar 41-vjeçarin E.D.

Pas ndalimit të tij, uniformat blu hynë në banesën e tij për kontroll ku i gjetën një shkop goditës metalik.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.A., 29 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi kanosi shtetasin E.D, 41 vjeç, banues në Berat, pas njoftimit të marr policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku iu gjet dhe sekuestrua një shkop goditës metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb