DIBER– Një 25-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta dhe nën kërcënimin e armës ka kanosur dy shtetas të tjerë.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës thanë se Hektor Kaja, banues në fshatin Dohoshisht akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin M.K, (në kërkim), në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasit A.S., 25 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb