VLORË

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të akuzuar për kanosjen e dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Radhimë.

Sipas burimeve zyrtare, policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb