Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi një grua e ka denoncuar për kanosje me thikë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. N., 43 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, si autorin e dyshuar të kërcënimit me thikë të shtetases E. M.

Mësohet se shtetasja me inicialet E. M., 48 vjeçe ishte paraqitur në 5 tetor në Komisariatin e Policisë Vlorë ku kishte bërë një kallëzim se një shtetas e ka kanosur, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës.

Ndërkohë, ky shtetas dyshohet se në datë 28.09.2020 ka vjedhur disa sende në banesën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vjedhja”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: