Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë është dënuar për një javë, pasi dyshohet se ka kërcënuar një gazetare.

Kërcënimi sipas BBC ndodhi kur gazetarja, Tara Palmeri, po hetonte marrëdhënien e zëdhënësit TJ Ducklo me një tjetër gazetare.

Sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Pskai, tha të premten se Ducklo i ka kërkuar falje gazetares Palmeri.

Disa vëzhgues e kanë kritikuar presidentin amerikan Joe Biden, pasi nuk ndërmori veprime më të rënda. Ai më parë kishte potencuar se do ta pushonte “në vend” këdo që flet me mosrespekt ndaj kolegëve.

Pezullimi i Ducklos, njëherësh zëvendës-sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, erdhi pasi revista Vanity Fair raportoi mbi kërcënimet e tij të pretenduara ndaj gazetares Palmeri.

Gazetarja e Politico-s kishte hetuar marrëdhënien e Ducklo me Alexi McCammond, një gazetare e Axios, e cila kishte mbuluar fushatën zgjedhore të Biden.

“Unë do të të shkatërroj”, dyshohet t’i ketë thënë Ducklo gazetares Palmeri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb