Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për 39-vjeçarin Andri Leka, i cili u arrestua dy ditë më parë në afërsi të Komunës së Parisit në kryeqytet pasi kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha.

Mësohet gjithashtu se gjyqtarja Anila Karanxha është pajisur me urdhër-mbrojtje pas ngjarjes. Ditën e arrestimit, 39-vjeçari Andri Leka tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u shtirur si i sëmurë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije, se prej muajsh gjyqtarja kërcënohej me letra, por edhe me anë të telefonit nga 39-vjeçari, ndërsa dyshohet se pas tij ka edhe persona të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar duke e shantazhuar gjyqtaren për shkak të detyrës.

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës i është drejtuar me denoncim policisë dhe pas disa javë kërkimesh blutë e kryeqytetit kanë rënë në gjurmët e 39-vjecarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb