Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 muaj burg personin që kërcënoi ish-kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Gjykata ka dhënë dënim minimal me 3 muaj burg për 53-vjeçarin nga Shkodra, në mungesë, i cili e kërcënonte Zgurin, kur ky i fundit ishte në kryer të KQZ-së. Qytetari nga Shkodra do të akuzohet për “Kanosje për shkak të detyrës”.

Vetë Zguri i cili ishte i pranishëm në seancë është shprehur se ndihej keq që gjërat shkuan në këtë mënyrë dhe nëse do të pyetej më herët, do të hiqte dorë nga ankimi.

Kreu i KQZ dhe familja e tij atë kohë u morën në mbrojtje nga Garda dhe Policia. Kërcënimi kishte mbërritur në adresë të kryetarit të KQZ-pak minuta pas shpalljes së rezultateve të dy bashkive të vendit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb