ERSEKE- Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, njëherësh kreu i PS-­së në këtë qytet, është ndaluar nga policia me urdhër të Prokurorisë. Ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtjes pa leje.

Malushi u akuzua nga militanti i PD-­së, Zylyftar Byreku, 52­ vjeç, i cili deklaroi se zyrtari e kishte kërcënuar me armë militant i Partisë Demokratike.

Sipas Prokurorisë, ai nuk mund të hetohej i lirë dhe duhej ndaluar. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: