Policia e Santa Martës në Kolumbi, ka vendosur në pranga një të ri shqiptar, të quajtur Eral Sadiku. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një shofer taksie në kryeqytetin Magdalena.

Sipas informacioneve, i riu shqiptar dhe taksisti fillimisht kanë nisur të debatojnë ashpër, e më pas, Sadiku i ka drejtuar taksistit armën.

Ai është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Vlen të përmendet, se gjatë vitit 2011 në Kolumbi janë arrestuar 323 shtetas të huaj, ndërsa këtë fillim vit 6. Ato akuzohen për krime nga më të ndryshme.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb