Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Karbunarë, Selenicë, se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Falë ndërhyrjes së shpejtë është parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim  58-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij, dhe se i është sekuestruar arma e zjarrit automatik dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb