Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një dyqani ka grabitur një aparat celular.

Gjithashtu 21-vjeçari Klaudio Qendro, gjatë grabitjes ka kërcënuar me thikë shtetasin F.D.,. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë.

Policia njofton se është në kërkim për kapjen e tij.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: