Një person nga Podujeva është arrestuar, pasi ka kërcënuar me vrasje kryetarin e Pejës, përmes telefonit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar një person i dyshuar për kanosje të kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kanosja është bërë përmes telefonit, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë ai për Klankosova.

Kanosja është bërë në muajin mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb