KUKËS- Nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit dhe Parandalimit Krimit, në komisariatin e policisë Kukës, dje është arrestuar në flagrancë 31-vjeçari Arjan Hallaçi, banues në këtë qytet.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi për shkak të detyrës, ka kanosur për vrasje 64-vjeçarin me iniciale B.K., me detyrë punonjës i OSHEE-së, dega e shitjes Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: