PESHKOPI- Policia e Peshkopisë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Hasan Ademi, 51 vjeç. Ky shtetas, sipas policisë nuk ka lejuar punonjësit e tatimeve që të ushtronin kontroll tek subjekti i tij pasi nuk kishte asnjë dokument përkatës. 51-vjeçari madje i ka kërcënuar tatimorët, për këtë arsye ka nisur edhe hetimi ndaj tij. Materialet do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb