TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas pretendimeve të opozitës se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu kërcënoi demokratin Ervin Salianji sot në Komisionin e Sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, PD ka dënuar me forcë kërcënimin ndaj deputetit Salinajni, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë Ndreun dhe Stërkajn. Mes të tjerash PD akuzon Ndreun si të përfshirë në trafikun e drogës.

Deklaratë e Partisë Demokratike
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore kur ishte në polici. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.
Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: