VLORE- Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Tre persona kanë grabitur banesën e dy të moshuarve, pasi i kanë kërcënuar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar.

Nën kërcënimin e armëve, 3 personat i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri 81-vjeçarit me inicialet R.O dhe bashkëshortes së tij 75-vjeçare, S.O.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet prej shtetasit R.O., se i kanë hyrë në banesë tre shtetas të cilët nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë vjedhur disa sende të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: