MITROVICE- Pas njoftimit të Prishtinës se do ta pamundësojnë lëvizjen nëpër vendkalimet administrative me letërnjoftime serbe, kanë reaguar kryetarët e komunave të Veriut të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga portali i Radio Kontakt Plus.

Serbët, përmes një komunikate për shtyp kanë paralajmëruar se nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë, ata do t’i bllokojnë dy pikat e kalimit kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, dhe më pas përmes tyre nuk do të mund të kalojë askush dhe asgjë, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi të gatshëm për ta bllokuar kalimin, për protestat paqësore dhe për të luftuar mosbindjen ndaj qytetarëve deri në fitore, ndërsa Prishtina edhe një herë le të mendohet mirë nëse me serbët e Veriut të Kosovës dëshiron të bisedojë me gjuhën e dhunës apo që problemet t’i zgjidhë me dialog”, thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: