Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 43-vjeçar i cili anosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
……….

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin P. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin e markës “Honda” pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb