TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se 1 shtatori është vonë për një marrëveshje, duke i bërë thirrje klasës politike për një zgjidhje të krizës ku ndodhet vendi sot.

Madje Meta nuk ngurroi të përdorte si kërcënim për maxhorancën më shumë edhe një batutë. “Mos më detyroni-tha ai- të thërras mediat botërore dhe të çoj një tufë me lule tek varri i ish-presidentit Ramiz Alia”.

“Krizë e fortë dhe e thellë por besoj se me reflektim të të gjithë mund të zgjidhet. Nuk besoj në zgjidhje të shpejta dhe ëndërrimtare por hap pas hapi mund të zgjidhet dhe hapi i parë është zbatimi i dekretit të presidentit për 13 tetorin, hapi i dytë të votohet për presidentin dhe ai më 13 tetor.

Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk vazhdon duke u fshehur të gjithë përballë një situate që nuk na nderon. I ftoj të gjithë të reflektojnë përndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të vë një tufë me lule tek varri ish-presidentit Ramiz Alia. Alia pavarësisht rrethanave tregoi përgjegjshmëri shumë më tepër se sot për të çtensionuar situatën, për t’i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe të merrte pjesë në zgjedhje. Mendoj tani ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 gushti dhe gjithsecili mund të pushojë dhe reflektojë pak. 1 shtatori është shumë vonë. Pas 1 shtatorit çfarë na duhet një marrëveshje”, deklaroi Presidenti Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb