Serie A pritet që ditën e nesërme të marrë vendimet e radhës pas direktivave të qeverisë italiane dhe UEFA-s ku dhe pritet të mësohen datat e para të nisjes së stërvitjeve. Por ka disa klube që nuk duan të luajnë më në këtë sezon dhe zëri më i fortë është ai i Masimo Çelinos, presidentit të Breshias.

“Kemi kampionë të mbushur me trupa që transportohen jashtë Breshias. Jemi në epiqendër të epidemisë. Nëse na detyrojmë të luajmë, atëherë unë do të tërheq ekipin nga gara dhe do si pasojë do t’i humbim të gjitha ndeshjet. Do ta bëja në formë respekti të qytetarëve të Breshias dhe të gjithë të dashurve që kanë humbur,” theksoi Çelino, skuadra e të cilit mbyll renditjen e Serie A, shtatë pikë larg zonës play-out. Në rast se mbyllej kampionati para kohe, atëherë mendohet që vitin e ardhshëm kampionati të ketë 22 ekipe pasi nuk do zbresë asnjë skuadër nga kategoria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb