POLIÇAN

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Poliçan, pasi ka kërcënuar me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë. Shërbimet e Policisë Poliçan, pas telefonatave të marra nga qytetarët se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët, kanë shkuar menjëherë në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar shtetasin A.SH.

Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit.

Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb