Një çift i ri është dënuar me 10 vjet burg nga një gjykatë iranianë, pasi kanë kërcyer para një monumenti të rëndësishëm në Teheran. Kërcimi para monument është në kundërshtim të regjimit, sipas aktivistëve iranianë.

Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, rreth të 20-ave, u arrestuan në fillim të nëntorit pasi një video u bë virale që tregonte ata duke kërcyer në mënyrë romantike përpara Kullës Azadi në Teheran. Haghighi nuk mbante shami, në kundërshtim me rregullat strikte të Republikës Islamike.

Një gjykatë revolucionare në Teheran i dënoi ata me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe vendosjen e ndalimeve për përdorimin e internetit dhe largimin nga Irani, sipas mediave vendasve. Po ashtu, ata janë dënuar ,moralisht për “inkurajimin e korrupsionit dhe prostitucionit publik” si dhe “mbledhje me qëllim të prishjes së sigurisë kombëtare”.

Autoritetet iraniane kanë shtypur akoma më ashpër gratë, nisur që nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkelje të dyshuar të rregullave të shamisë, që shkaktoi protesta që më pas u pasuan me lëvizje kundër regjimit.

Që prej shtatorit rreth 14000 njerëz janë arrestuar, duke filluar me personazhe të famshëm, gazetarë dhe avokatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb