TIRANE– Dy ministre të kabinetit qeveritar ‘Rama2’ do të ngjiten këtë të enjte në foltoren e Kuvendit, pasi është kërkuar interpelancë.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në interpelancë nga LSI lidhur me çështjet e arsimit të lartë, ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është thirrur nga PS për kontrollin shëndetësor.

dokumenti2

Kujtojmë se javën e kaluar opozita thirri në interpelancë ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknurin, për të dhënë ‘llogari’ për procedurat me inceneratorët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: