TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla i është përgjigjur sot interesimit të mediave, pas deklaratave të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë, se duhen mbyllur shkallat që sipas tij financohen nga “Lëvizja Gylen”, një lëvizje e cilësuar terroriste në Turqi, sipas Erdogan.

Ministrja Nikolla u shpreh se MAS ka për detyrë të verifikojë kriteret e ligjshmërisë dhe kurrikulat dhe për këtë ka kryer kontrolle, duke mbyllur 18 institucione arsimore që nuk i plotësuan.

Ministrja ka lënë të nënkuptohet se në shkollat që nuk plotësonin kriteret e ligjshmërisë dhe kurrikulat nuk bënin pjesë shkollat “Gylen” dhe rrjedhimisht nuk kanë pse mbyllen. Ministrja shtoi ndër të tjera se janë verifikuar edhe kriteret e laicitetit në shkolla.

“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë të gjitha kriteret e ligjshmërisë, padyshim laicitetin, shkolla të sigurta dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrën më të mirë dhe korrekte të mundshme…Besoj i kemi raportuar publikut për shkollat që nuk respektonin kriteret e ligjit, rezultuan 18 institucione të arsimit të lartë që funksiononin si piramida dhe që u mbyllën”,- tha ajo.

Ministrja shtoi ndër të tjera se janë verifikuar edhe kriteret e laicitetit në shkolla.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: