GJIROKASTER- “Ne nuk kemi patur asnjë ankesë nga pala hollandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen”.

Kështu është shprehur drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj, në lidhje me vendimin e qeverisë Hollandeze për mundësinë e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Hollandë. E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijes drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushime.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet stacionit kufitare të Kakavijës kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë rreth 7 mijë e 500 këmbësorë dhe 2 800 automjete.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: