MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nuk mendon të dorëhiqet nga posti. Ai ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës që të dorëhiqet.
Madje ai ka ironizuar me kryetarin e opozitës se nuk do të japë dorëheqjen që të bëhet ai kryeministër.

“Për çka, që të vijë Mickoski të bëhet kryeministër? Jo, nuk mendoj për dorëheqje”- tha Zaev.

Sa i përket dorëheqjeve të Filipçes dhe funksionarëve, Zaev theksoi se do të presë rezultatet e hetimeve për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës.

“Tragjedia na preki të gjithëve dhe so ta mbajmë mend tërë jetën. Kemi humbur jetë. Të presim rezultatet e forenzikës”, shtoi Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb