TIRANE- Në konferencën me gazetarët teksa sqaronte kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë deri në qershorin e vitit 2019-të, kreu i grupit Parlamentar iu përgjigj edhe interesimit të News 24.

I pyetur nga gazetari Klajdi Bodlli nëse ishte e gatshme maxhoranca të lëshonte minstrin e saj të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me qëllim që të afronte opozitën dhe bashkë të gjenin konsensusin për hapjen e negociatave, Ruçi u përgjigj se nuk shqetësohet nga kërkesa të tilla.

“Të gjithë atë që ju thashë kërkojnë bashkëpunim politik, ky bashkëpunim do jetë në qendër të vëmendjes time si kryetar parlamentit dhe kjo është e vetmja shtyllë. Kërkesat e opozitës, mua nuk më shqetësojnë. Ka një rregull në demokraci, që çdo forcë politike që ikën nga pushtetin bën përgatitje si të marrë pushtetin. Kërkesat janë të natyrshme, si zgjedhje të parakohshme, mocione mosbesimi edhe për ministra. Kjo është pjesë e luftës politike, duke përdorur rregulla dhe norma të njohura të demokracisë”,- sqaroi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: