TIRANE– Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar në KQZ, deputeti i PDIU preket nga ligji i Dekriminalizimit.

Në një lidhje telefonike në “News24”, Aqif Rakipi thotë se “nuk është në dijeni të kërkesës së Prokurorisë”.

Sakaq, ai mohon akuzat në kuadër të të cilave preket nga ligji i Dekriminalizimit.

“Nuk jam ndaluar ndonjëherë nga policia. S’kam probleme me formularin e dekriminalizimit”, tha deputeti Aqif Rakipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: