Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar që komisionet parlamentare të mos mbahen online, por të zhvillohen në salla më të mëdha.

Ajo thotë se shkresën që komisionet nuk duhet të mbahen fizikisht e ka sugjeruar zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sipas së cilës është militante e PS.

Tabaku thekson se PS mund të vendosë me dhunën e kartonave, por opozitën nuk mund t’i hiqet edhe fjala.

 

”Kërkoj ndjesë qytetarëve për vonesën, e di që ka interes për parlamentin. Ne u njohëm sot me një shkresë të Rakacollit, militante të PS me faktin që sugjeronte që komisionet parlamentare nuk duhen të mbahen fizikisht.

Me dhunën e kartonave mund të vendosni. Kur pashë kastën në opera ngjitur, pa maska, transportin publik hapur, shkollat hapur.

Minimumin e transparencës duam.

Nuk mund ti hiqni fjalën opozitës. Nuk është e vërtetë që në Europë janë ndaluar fizikisht komisionet. Ju kërkuam vetëm diçka, mos vendosni me dhunën e kartonave. Nuk e keni atë fuqi, ti mbyllni zërin opozitës. Unë besoj që të gjithë janë shumë sensitivë, por s’mund të bëjmë gjoja ku jeni ju prezentë, ka ditë zgjedhjesh vendosi Rakacolli mos vijnë emigrantët. Këtu ulen deputetët ngjitur dhe vendosin maska për foto.

O do e kemi seriozisht këtë çështje, por në dijeninë tonë nuk ka protokoll që cënon.

Komisionet parlamentare të mblidhen në salla më të mëdha. Propozuam të bëhet me hapësirë kohore në sallë më të mëdhaja.

E patolerueshme të shkelni Kushtetutën. Prisni njëherë të fillojë parlamenti. Nuk mund të vijojmë të tolerojmë më këtë.”- tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb