PD ka paraqitur provat e saj për kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë dhe për të ripërsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit.

Në KAS, përfaqësuesit e PD thanë se kandidatët Hatixhe Konomi dhe Nasip Naço kanë blerë vota me 50 mijë lekë të vjetra.

Po ashtu PD akuzon se drejtues të PS në Berat bashkëpunuan me persona me rekorde të t heksuara kriminale.

Përfaqësuesit e PD i kërkuan KAS që të administrojnë provat e paraqitura sot nga blerja e votive, ndikimi tek administrate apo shpërndarja e lejeve të legalizimeve.

‘’Do të donim që në këtë rast dhe në vijim të  ndalemi në specifikat e çdo qarku, pa patur dhe për këtë, pa kaluar në përsëritje.

Konkretisht tipologjitë e shkeljeve që kkemi evidentuar në Berat, blerja e votës nëpërmjet bashkëpunimit me individë me rekorde kriminale.

Vënia e shtetit në dispozicion për mbështetje për PS

Përdorimi i paligjshëm it ë dhënave personale.

Mohimi i eemigrantëve dhe të infektuarve me COVID-19 për të votuar.

Votimi i dyfishtë, familjar etj.

Sa i përket shkeljes së parë, blerjes së votës si rezultat i bashkëpunimit të drejtuesve politikë me persona me rekorde kriminale.

Denoncuam më 7 prill në SPAK një skemë kriminale të ndërtuar nga drejtues të PS, konkretisht Hatixhe Konomi, e para në listën e PS dhe candidate për deputete, bashkë me Nasip Naçon, i katërti i PS.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim ne Mirel Konomin, dhe Lorenc Toroveli, gjatë fushatës ka pasur raste të blerjes së votës dhe skema të tjera.

 

Hatixhe Konomi ka blerë në Bashkinë e Beratit vota nëpërmjet lekëve apo kuponave për mjetet e ID. Nasip Naço nashkë me Lorenc TOrovelin kanë blerë vota në komunën Velabisht për 50 mijë lekë të vjetra. Kjo është sa i përket blerjes së votive. Pd ka denoncuar se në Berat nuk kishte parti që garonin, por pushtetarë që shpërndanin leje legalizimi, licenca, leje drejtimi, blinin vota e kërcënonin.

Blerja e votive nuk u bë vetëm nëpërmjet të hollave, por edhe duke shfrytëzyar varfërinë e qytetarëve. Konkretisht Këshilli Bashkiak vendosi ndihmën e menjëhershme financiale prej 10 milionë lekësh të vjetra për 7 familje. Më 27 mars, në një periudhë kur ishte e ndaluar të mos nxirreshin akte për përfitime të drejtpërdrejta.

Po në datën 29 mars 2021, këshilli bashkiak i Beratit miratoi një vendim që shtynte pagimin e taksave vendore. Edhe kjo praktikë është e ndaluar.

Siç është denoncuar dhe më herë, dhe bërë evidente, pati denoncime edhe në Berat se dhe në OSHEE, u dha rrogë plus për gjithë punonjësit e kësaj Bashkie, me qëllim kthimin në mbështetje për PS.

Rritja e pagave për punonjësit e stafeve mjekësore, shpërblimet e veçanta për mjekët e policët dhe rastet kur qeveria vendosi fonde të veçanta për popullsitë rurale.

Më pas, strukturat e PD evidentuan një furgon që shpërndante ushqime në Berat në ëmbim të votës. Kur ky furgon u ndalua nga Policia, rezultoi se brenda ishin mallra nga Rezervat Materiale të Shtetit. Brenda furgonit ishin punonjës të Bashkisë, dhe kryetarja e rajonit nr.2, dhe anëtare  ZAZ Nr.66.

Qeveria shqiptare në total, po sigurisht edhe Beratin, akordoi 3 miliardë lekë më shumë janar-prill 2021 krahasur me 2020 ndihma ekonomike. Shpërndau 1.6 milionë euro për personat e pagave të luftës. Të gjitha këto përfitime sigurisht që nuk kishin qëllim për të ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve.

Sa i përket, vendosjes së shteti në dispozicion të partisë, kemi evidentuar 22 raste së paku, ku drejtues qofshin minsitra, deputetë e kryebashkiakë vendosën fondet e investimet publike për të manipuluar zgjedhjet. Kryetarët e BAshkive Berat, Poliçan e Kuçovë për investime të ndryshme shfaqeshin publikisht.

Sa i përket intimidimit të administratës për të mbështetur PS, kemi denoncuar e faktuar që punonjësve të Bashkisë ËhatsUpp iu diktoheshin urdhrat, për të pëlqyer e komentuar për kandidatët, dhe të paraqisnin lista 30-50 persona për PS.

Punsimet e reja. Përveç rasteve siç kemi denoncuar, ku vetëm në 4 muaj u shtuan mbi 10 mijë punonjës, ndërsa në 24 dhjetor edhe 2 mijë e 400 të akorduara nga qeveria.

Këshilli bashkiak i Beratit shtoi tek Drejtoria e Arsimit solli edhe 16 punonjës të tjerë. Kjo vendimmarrje nuk pati asnjë justifikim.

Mund të evidentohen dhe nga të dhënat e Ministrisë së Financave, shpenzimet ishin 63 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Sa për legalizimet, audiopërgjimi i Artan Lames për 160 mijë legalizime, apo e dhëna publike e bërë publike se në janar-mars 2021 u dhanë 10 mijë e 3 leje legalizimi. Kemi kërkuar nga ky Komision, që në përputhje me nenin 137 të administrojnë këto prova në rastin konkret, pranë Kadastrës.

Shkeljet e tjera kanë të bëjnë jo vetëm me Beratin, por gjithë qarqet. Vjedhja dhe përdorimi it ë dhënave personale. ‘’- përfaqësuesit e PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb