Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News 24, Sandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, deklaroi se nuk janë dakord me përgjigjen që kanë marrë nga qeveria, lidhur me kërkesën e tyre për rritjen e pagës, për të cilën ata kanë disa ditë që protestojnë.

Ai tha se këtë rritje që qeveria propozon, pedagogët e cilësojnë si lëmoshë, ndërsa shton se universiteti e ka të pamundur t’i rrisë vetë rrogat e stafit. Më tej shtoi se ata do të arrijnë në bojkot të mësimit deri sa të marrin një përgjigje pozitive nga qeveria për kërkesat e tyre.

“Përgjigjja e qeverisë, e paarsyeshme për ne, e konsiderojmë lëmoshë. Së pari qeveria e ka rritur vetëm 7% sepse 8% është e universiteti, pra e marr aty dhe ta jap këtu. Sot edhe UT nuk arrin  të paguajnë personelin e jashtëm sepse të ardhurat nga universiteti mbulojnë pagesat e të jashtmëve, së dyti shërbime të ndryshme për studentët, në këtë prizëm nuk ka asnjë mbetje për të rritur. Kemi dhe dy paga aktuale që paguhen nga të ardhurat e universitetit. Pra universiteti nuk ka mundësi ta përballojë. Do vazhdojmë protestën, sepse kërkesat tona janë minimale. Universiteti që në hyrje të detyron të kesh disa kualitete, pra edhe shpërblimi duhet të jetë i njëjtë. Duke qenë se qeveria ka pasur një paragjykim se universitetet kanë rroga të larta, që në 2004 nuk janë rritur ndonjëherë pagat. Autonomia nuk ka të bëjë me financën, por kërkimet shkencore.

Kush i uli tarifat e studentëve? Qeveria! Pra ishin tarifat tona, do të thotë që nuk është autonome sa i kohë qeveria mund t’i ulë, duhej t’i ulte por të rriste grantin. Nëse ul tarifën duhet të subvencionosh. Nuk do të futem në mësim, do të bojkotojmë deri sa qeveria të na japë një përgjigje pozitive”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb