Deputetët e PD, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë qenë sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga PD për shfuqizimin e Bordit të Çmimeve të Karburanteve. Gjatë fjalës së saj për mediat, deputetja Çupi tha se pjesë e këtij bordi janë tregtarët re naftës.

“Në shtator depozituam kërkesën. U paraqitën qartësisht se akti normative është në cenim të thellë për sa i përket tregtisë së lirë, mbrojtjes së çmimeve abuzive të karburanteve. Një bord publik privat, i paparë në vende të tjera. Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta se në 30 vite. Çmime abuzive dhe tepër të larta. Ky projektligj duhet të shfuqizohet. Do të flasë dhe Sula për argumentat që u ngritën në këtë seancë”, tha Çupi.

Ndërkohë deputeti Sula tha se bordi dëmton ekonominë e shqiptarëve.

“Bordi është ngritur enkas. Çmimet në pakicë dhe shumicë kanë qenë dukshëm më të lartë. Për shkak të konkurrencës, u gjet mekanizmi dhe forma që të ngrihej një bord i caktuar. Baza e një tregu ekonomik është konkurrenca. Çmimi I karburantit të rritur në Shqipëri është jashtë normave. Si ka mundësi që brenda 3-4 orëve çmimi rritet? Është haptazi përfitues. Po të kemi parasysh dhe faktorët ndërkombëtar, kemi raste flagrante që janë kapur mijëra tonelata naftë kontrabandë në brigjet shqiptare. Kemi të bëjmë me mënyrë përfitimi në forma të ndryshme. Ne kemi bërë një studim për sa I përket, numrit të makinave dhe imprortit të naftës”, tha Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb