Me debate është zhvilluar mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ku po diskutohej kërkesa e PD-së për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryeparlamentare.

Deputetët e PD-së Dhurata Çupi dhe Saimir Koreshi pohuan se relator i çështjes ishte zoti Gazment Bardhi, i cili është përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Sipas tyre përjashtimi i deputetëve të PD-së është bërë me qëllim që të kalojë për votim nga maxhoranca ky raport.

“Seancat nuk kanë qenë live. Mbledhjen nuk keni mundur ta ndiqni as live dhe as me praninë e gazetarëve, Seancën e kaluar nuk e ngritëm këtë shqetësim. Këtë mbledhje debatuam dhe nuk lejuan që kamerat jenë në sallë në transparencë me publikun dhe median. Në mbledhjen e kaluar u vendos që ditën e premte të lexoheshin raportet nga palët përkatëse. Relator u caktua Gazment Bardhi. Pasi u mbyll këshilli i legjislacionit të mërkurën, Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga mbledhjen e komisionit. Kjo ishte arsyeja pse opozita depozitoi raportin por nuk ishte i pranishëm Bardhi për shkak se është përjashtuar pas mbledhjes. Kjo nuk u miratua nga kryetarja e seancës së radhës, zonja Felaj dhe nuk u mbështet as nga maxhoranca. Do të ndjekim të gjitha procedurat e vijuara më tej”, tha Çupi. Ndërkohë, Koreshi tha se PS përgjigjen do e marrë nesër me protestën e opozitës.

“Shpejtësia me të cilin marrin këtë vendim është se në momentin kur do kalojë në Kuvend 9 deputetë demokratë nuk do jenë të pranishëm. Në tejkalim të afateve 48 orë u bë pas 6 ditësh. Është kaluar në datën 8 shkurt ndërkohë që rregullorja e kuvendit parashikon që brenda 48 orëve ky sekretariat duhet të kishte marrë vendim. Këta e kanë si me qejf të hënën ta fusin raportin, por dhe të enjten prapë kolegët tanë s’janë. Palaçot e Komisionit të Etikës votuan. Ky komision duhet të kishte marrë vendim para 6 ditësh. Vetë e firmosën dhe pastaj vijnë të hënën. Ky është një maskaradë që bëjnë, por ndoshta përgjigjen e marrin nesër.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb