TIRANË

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e studentëve, të cilët prej gjashtë ditësh qëndrojnë para ambienteve të ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e 8 pikave.

Sipas deputetes, për aq kohë sa ka mirëkuptim edhe nga qeveria si dhe nga ministria e linjës, atëherë edhe adresimi i zgjidhjes duhet të ketë si kryefjalë dialogun me studentët.

“E drejta e protestës është e lirë. Çdo protestë është e drejtë për sa kohë kur përputhet me rregullat e një shteti. Unë mendoj që edhe studentët kanë të drejtën e tyre për shqetësimet e tyre që i hasin për ditë. Në shumë vende të botës protestojnë, protestës së studentëve i është përgjigjur ministrja dhe kryeministri. Dialogu është ai që të çon drejt zgjidhjes. Qeveria e ka për detyrë t’i dëgjojë dhe të adresohen zgjidhjet për dialog. Dialogu nuk mund të behet në rrugë. Cila është sëmundja që kemi, që më pas t’i gjejmë ilaçin”, tha deputetja.

Ajo tha se qeveria është e përgjegjshme për të gjetur zgjidhjen, ndërsa theksoi se në protestë ka edhe elementë politikë.

“Ka një përgjegjshmëri dhe një vullnet të mirë nga qeveria. Një fëmijë mund të kërkoj tek prind shumë çështje. Ka një mungesë të një artikulimi të një zëri, të cilët janë pjesa e shëndoshë e protestës. Por kjo pjesë e shëndetshme duhet  të gjejë rrugën e dialogut”,  shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb